Alarmon kreu i OEK-ut: Ështe javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

11:45 | 09 November 2020

Rukiqi: Ështe javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka komentuar situatën ekonomike pas karantinimit të shtatë komunave si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19.

Ai në Facebook shkruan se kjo është java vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolpas.

“Në rritje rezistenca për mbyllje nga ana e bizneseve, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorët tjerë:Tregtia me pakice, Qendrat tregtare, Ndërtimi, Transporti”

“Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesë”, shkruan Rukiqi.

Komento: