Rukiqi thotë se humbjet ekonomike, 280 milionë euro.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se qindra milionëshe janë humbjet ekonomike të Kosovës që prej shfaqjes së rastit të parë me koronavirus.
Rukiqi ka deklaruar sot se, sipas përllogaritjeve, dëmet ekonomike të shkaktuara nga COVID-19 përllogariten të jenë rreth 280 milionë euro.
“Përllogaritjet janë se janë humbur diku 280 milionë euro. Nuk kemi shifra të sakta, por në bazë të fitimeve vjetore të bizneseve dhe përllogaritjeve që kemi bërë, është se janë humbur 280 milionë euro”, ka thënë Rukiqi.
Koronavirusi në Kosovë është shfaqur për herë të parë një muaj më parë. 362 raste janë shënuar si të infektuar me COVID-19 në Kosovë.