OBSH apel qeverive: Pandemia është larg fundit, vlerësoni rivendosjen e masave.
“Pandemia e Covid-it është larg fundit”. Kjo është nënvizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila, për t’iu përgjigjur pikut të ri të infeksioneve, fton qeveritë të “vlerësojnë rivendosjen e kufizimeve”.
Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se është “i shqetësuar” sepse “rastet vazhdojnë të rriten, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe vdekjet janë të papranueshme të larta”. Virusi, shton ai, “mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.
“Me rritjen e transmetimit të Covid dhe shtrimeve në spital, qeveritë duhet të zbatojnë masa të provuara si përdorimi i maskave, ventilimi i përmirësuar dhe testimi”, shpjegon Ghebreyesus.
“Unë u bëj thirrje qeverive të rishikojnë dhe përshtatin rregullisht planet e tyre të reagimit ndaj Covid-19 bazuar në epidemiologjinë aktuale dhe gjithashtu shfaqjen e mundshme të varianteve të reja”, apeloi kreu i OBSH.
“Qeveritë duhet të punojnë gjithashtu për të rikthyer mbikëqyrjen, testimin dhe të ndajnë efektivisht antiviralët,” shtoi ai.
Më tej kreu i OBSH-së njoftoi se numrat e vdekjeve janë shumë të larta, çka tregon se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar.
“Jam i shqetësuar se rastet e Covid vazhdojnë të rriten duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësorë dhe se vdekjet janë në mënyrë të papranueshme të larta, komiteti i urgjencës është mbledhur të premten dhe ka arritur në përfundimin se virusi mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thekson OBSH./A2CNN