Alarmon OBSH: Rritje e shpejtë e numrit të rasteve me Covid-19 në shumë vende

20:45 | 23 Tetor 2020

Në shumë vende po rriten frikshëm rastet e reja me koronavirus.

Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, tha ai në një konferencë për shtyp, raporton ATSh.

Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.

Komento: