Alarmuese, 352 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

15:04 | 07 Gusht 2021

Në vendin tonë po vazhdon rritje e të infektuarve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

Gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të MSH-së, janë kryer 5,204 testime në tërë Kosovën.

Në njoftimin e MSH-së po ashtu thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 13 persona.

Komento: