Alarmuese: Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës

22:18 | 25 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës ku ka prekur numër të madh njerëzish.

Koronavirusi nuk ka gjasa të zhduket gjatë verës, njoftoi agjencia e Bashkimit Europian për kontrollin e sëmundjeve, në një paralajmërim të rreptë se epidemia mund të vazhdojë kur temperaturat të rriten nëse nuk zbatohen masa për frenimin e saj, shkruan “Mirror”.

Njoftimi nuk lë shumë hapësirë për të shpresuar se SARS-CoV-2, emri i virusit të ri, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë, të cilët janë endemikë në popullatat njerëzore dhe zakonisht nuk zbulohen në muajt e verës.

Megjithatë, COVID-19 është virus i ri dhe nuk ka shumë të dhëna që janë grumbulluar për të.

Komento: