Kompania e njohur ndërkombëtare e konsulencës së ndërtimit “Alb-Architect”, e cila operon në mënyrë aktive që nga viti 2008 në Kosovë, të hënën (30 janar) do të shënojë 15-vjetorin e themelimit.
E specializuar në dizajnim dhe menaxhimin e projekteve, “ALB-Architet” tashmë është konsoliduar si një kompani lider.
“ALB-Architect” është kompani me numër të madh inxhinierësh, arkitektësh dhe staf kreativ të cilët adresojnë disa nga proceset më sfiduese strukturore, teknologjike, të planifikimit dhe zhvillimit në Kosovë dhe jashtë saj. Me një staf prej mbi 40 të punësuarve, kompania zhvillon rreth 25 projekte çdo vit me rreth 1.66 mil euro qarkullim në shërbime inxhinierike.
Qëllimi kryesor i kompanisë që nga fillimi ishte i bazuar në angazhime dhe qasje bashkëpunuese për krijimin e një arkitekture të qëndrueshme dhe ndërtesave që kontribuojnë në komunitet.
Bazuar në realizimin e suksesshëm të projekteve në Kosovë dhe vendet fqinje, në vitin 2020 kompania debutoi edhe në tregun ndërkombëtar. Në shtator 2021 kompania hapi një zyrë të re në Tiranë, Shqipëri ndërsa në prill 2022 u hap zyra në Maqedoninë e Veriut.
Për të shënuar 15-vjetorin e “ALB-Architect” do të ogrnaizohet një ceremoni të hënën prej orës 19:00 në “Klan Arena” në Prishtinë. Ku një fjalë rasti do të mbajë edhe CEO i kësaj kompanie Afrim Demiri si dhe drejtues të institucioneve dhe organizatave partnere.
Ekspertiza e “ALB-Architect” përfshin shërbime të ndryshme me klientët qeveritarë dhe industrialë për të zgjidhur çështjet bashkëkohore mjedisore, për të menaxhuar rreziqet shëndetësore dhe ekologjike dhe për të ndihmuar në uljen e detyrimeve financiare. Specializuar në identifikimin e mundësive me kosto të ulët për rritjen e efikasitetit të energjisë dhe kursimeve në të gjitha objektet.