Alba tha se s’do të flasë me të dhe Lumbardhin, reagon menjëherë Kaderi

10:40 | 25 Janar 2024

Kader Kicaj u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.

Së fundmi, Kader ishte e ftuar në një intervistë për Prive, ku foli për aventurën e saj brenda shtëpisë së famshme.

Ndër të tjera, ish-miss Prizreni iu kundërpërgjigj edhe deklaratës së Alba Vukajt, ku kjo e fundit tha se nuk do të ketë kontakt me Lumbardhin dhe Kaderin.

Kader tha se nuk ka arsye të ketë kontakt me Albën, derisa shtoi se nuk ka inati e as xhelozi me të.

“Jo me Albën skam nevojë me pas kontakt, nëse don ajo një përshëndetje ia jap, se s’kam inati me kërkan as xhelozi“, tha ajo.

“Unë për të nuk kam pasur kurrë as inati, as xhelozi, ia kam tregu ftyrën në lojë qysh e ka ajo. I kam thanë personalisht nuk të njoh edhe nuk di kurgjo për ty, vlerat në lojë që i ka pru, qato ia kam tregu edhe qishtu ka shku“, u shpreh Kader.

Komento: