Alba tronditë Modricin me deklaratën e fundit

17:14 | 09 Dhjetor 2018

Futbollisti i Barcelonës, Jordi Alba dha mendimin e tij për Topin e Artë që këtë vit e rrëmbeu Modriç .

Alba, ka befasuar me deklaratën e tij, duke treguar se ylli kroat nuk e meriton këtë çmimi, pasi që sipas tij Messin është futbollisti më i mirë në botë përcjell ORAinfo.

“Messi është një lojtar i vetëm më i mirë në botë dhe përfundoi i pesti. Modriç është një nga më të mirët në botë, por nëse flasim për më të mirën, atëherë çmimi duhet të shkojë te Messi.

“E them me ndershmëri, jo sepse Modric nuk luan në ekipin tim. Është e vërtetë se ai e meriton atë, por edhe Xavi dhe Iniesta kanë bërë gjithçka në futboll, dhe ata nuk e kanë fituar atë.

Lojtari më i mirë në botë është Messi dhe ka shumë ndryshim me të gjithë të tjerët “, ka thënë Alba.
Kujtojmë se Modric u bë lojtari që pas dhjetë vitesh dominim të Messit dhe Ronaldos, fitoi çmimin më të rëndësishëm të karrierës./ORAinfo/

Komento: