Alba Vukaj ‘kallë’ rrjetin me fotot e fundit nga pushimet

12:36 | 07 Mars 2026

Alba Vukaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara në mediat e showbiz-it dhe rrjetet sociale.

Bukuroshja nga Shkodra së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja nga pushimet e saj në Tajlandë të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Në imazhet e publikuara, Alba shfaqet mjaft elegante e veshur me një fustan të gjatë plazhi, ndërsa në pjesën e sipërme kishte zgjedhur një palë bikini mjaft interesante me shkëlqim, të zbukuruara me disa perla që i jepnin një pamje edhe më verore dhe plot stil.

Flokët i kishte kapur gërsheta, duke kompletuar dukjen me një qafore me guaska deti që i përshtatej perfekt atmosferës tropikale të vendit ku po pushon.

Në fotografi bien në sy linjat e saj trupore të kuruara dhe elegante, ndërsa bukuria Albës nuk kalon pa u vënë re, duke e bërë atë të duket plot hijeshi dhe vetëbesim në çdo pozë.

Në komentet e shumta në rrjetet sociale, fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen e saj.

Komento: