Alban Bajrami: Votimi i Kodit Civil, temë e harxhuar

09:02 | 17 Shtator 2024
alban-bajrami:-votimi-i-kodit-civil,-teme-e-harxhuar


Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të formuar një shumicë parlamentare që të mbështesë këtë nismë.

Ky angazhim u shpreh në një fjalim të mbajtur në Berlin, gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Partia Socialdemokrate gjermane.

Kur ky projektligj u soll në Kuvend kohë më parë nuk gjeti miratim nga disa deputetë të “Lëvizjës Vetëvendosje”.

Se a do ta votonin këtë ligj nëse vjen sërish në sesionin e ri vjeshtor të Kuvendit, për Front Online janë deklaruar deputetë nga pozita e opozita të cilët kanë shprehur qëndrimet e tyre.

Për Front Online lidhur me projektligjin e Kodit Civil është deklaruar edhe deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Alban Bajrami i cili tha se tema në fjalë sipas tij, është e harxhuar.

“Nuk kam përgjigje,tema për votimin e Kodit Civil është e hargjuar”, tha Bajrami.

Komento: