Alban Hyseni e mposht Lutfi Hazirin edhe me votat me kusht

19:21 | 26 Tetor 2021

Votat me kusht në Gjilan, Alban Hyseni merr 44 vota më shumë se Lufti Haziri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara për komunën e Gjilanit.

Nga ky numërim del se Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 228 vota.

Lutfi Haziri i LDK-së ka marrë 184 vota, Leonora Morina-Bunjaku e PDK0së ka marrë 51 vota.

Kurse Nazim Gagica i AAK-së ka marrë 17 vota.

Kandidati i pavarur Gani Neziri ka marrë katër vota kurse kandidati tjetër Lulzim Bexheti ka marrë vetëm një votë.

Në balotazh në Gjilan do të përballen Alban Hyseni i LVV-së dhe Lutfi Haziri i AAK-së.

Komento: