Alban Krasniqi i VV’së: LDK është dashur t’a zyrtarizojë emrin e Osmanit me shkresë e nënshkrimet e të gjithë deputetëve

10:05 | 27 Prill 2026
alban-krasniqi-i-vv’se:-ldk-eshte-dashur-t’a-zyrtarizoje-emrin-e-osmanit-me-shkrese-e-nenshkrimet-e-te-gjithe-deputeteve

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherit edhe bashkëshorti i ud.presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me procesin e propozimit të kandidaturës për presidente.

Krasniqi ka deklaruar se propozuesit e emrit të Vjosa Osmani duhet ta respektojnë atë duke e zyrtarizuar kandidaturën përmes një shkrese formale, e cila sipas tij duhet të përmbajë emrat dhe nënshkrimet e të gjithë deputetëve të Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka theksuar se për të hyrë në procesin zgjedhor për president, duhet të propozohet edhe një kandidat tjetër, duke u bërë thirrje propozuesve që “të kalojnë nga Facebook-u në Sekretarinë e Kuvendit dhe të kryejnë procedurat e nevojshme”.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka komentuar edhe situatën brenda Partia Demokratike e Kosovës. “Në PDK nuk dihet se kush po udhëheqë, së paku jo lidershipi i saj formal”, ka shkruar ai.

Komento: