Alban Ramabaja merr pikë maksimale për drejtor të Autoritetit të Aviacionit Civil (dokument)

15:32 | 26 Qershor 2024
alban-ramabaja-merr-pike-maksimale-per-drejtor-te-autoritetit-te-aviacionit-civil-(dokument)

Alban Ramabaja, ish u.d drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës ka marrë [ikë maksimale nga komisioni vlerësues për konkursin e shpallur për drejtor të ri të këtij Institucioni të rëndësishëm, raporton Front Online.

Në bazë të listës së siguruar shihet se në listën e ngushtë prej tre personave Alban Ramabaja është i pari  me 85.4 pikë, pas tij vjen Matej Krasniqi me 80.8 pikë, deri sa i treti në këtë listë është  Istref Nimani me 72.6 pikë, raporton Front Online.

Por, ndonëse kishte aplikuar në këtë konkurs, jashtë listë të ngushtë prej tre personave ka mbetur Besnike Ukmata, e cila mban pozitën e drejtorit të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe rregullim Ekonomik të Aviacionit. / Front Online /

 

Komento: