Alban Zogaj e padit për shpifje Dejona Mihalin

13:08 | 28 March 2025
alban-zogaj-e-padit-per-shpifje-dejona-mihalin

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, tashmë deputet i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alban Zogaj, ka dorëzuar sot padi për shpifje ndaj Dejona Mihalit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Zogaj thotë se padinë e ka bërë pas akuzave të rënda dhe të pabaza që aktivistja e VV-së ka bërë kundër tij.

“Sot kam dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës padinë për shpifje ndaj Dejona Mihalit, aktiviste e VV, pas akuzave të rënda dhe të pabaza që ajo ka bërë kundër meje, ndër tjera. Ajo më ka akuzuar padrejtësisht për manipulim të votave të diasporës, një shpifje e pastër që synon të dëmtojë integritetin tim dhe besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor”.

Zogaj thotë se beson në ndershmëri të procesit demokratik.

“Unë besoj në ndershmërinë e procesit demokratik dhe nuk do të lejoj që askush të përhapë shpifje për qëllime politike. Prandaj, përmes kësaj padie, po mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe parimin se zgjedhjet duhet të jenë të pastra dhe të drejta, të mbrojtura nga çdo tentativë për manipulim apo diskreditim përmes shpifjeve. Drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe e vërteta duhet të mbizotërojë mbi shpifjet!”, ka shkruar Zogaj.

Komento:
loading