Alban Zogaj i reagon ashpër Albatros Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme

16:30 | 07 Prill 2026
alban-zogaj-i-reagon-ashper-albatros-rexhajt-pasi-tha-se-“abdixhiku-kerkoi-presidentin-dhe-tri-ministri”:-shpifje-e-qellimshme

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, i ka reaguar ashpër Albatros Rexhajt, për deklaratën e tij se Lumir Abdixhiku në takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti, ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri.

Sipas Zogajt kjo është shpifje, dezinformim dhe manipulim. Me këto deklarata, ai thotë se po tentohet të mashtrohen qytetarët.

“Shpifja e qëllimshme nuk është analizë, por dezinformim dhe manipulim.

Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme.” Megjithatë, Zogaj e ka shprehur qëndrimin e partisë së tij, se emri për të parin e shtetit duhet të dalë nga një marrëveshje politike.

“LDK ka qenë e qartë dhe konsistente: Presidenti duhet të jetë konsensual, ose duhet të dalë nga një marrëveshje politike. Por, nuk jemi aty ende! #LDK”.

Komento: