Albatriti bën urimin më të veantë për binjakët

12:02 | 16 Janar 2021

Albatrit Muçiqi me urim të veçantë për binjakët, me rastin e ditëlindjes së dytë.

Binjakët e Albatritit sot festojnë ditëlindjen.

Në familjen Muçiqi sot është një arsye më shumë për të festuar dhe kjo për shkak të ditëlindjes së dy vogëlushëve të tyre, shkruan lajmi.net.

Elia dhe Erald Muçiqi, fëmijët e Albatritit me këtë datë mbushën dy vjet jetë dhe natyrisht që nuk mungoi urimi nga këngëtari.

Ai ka publikuar një video, në të cilën shihet në krah me dy vogëlushët dhe uroi ata me fjalët më të mira.

“Elia & Erald, urime shpirtat e babit edhe 100 me shëndet”, shkruan ai.

Ndryshe, Albatriti dhe Egzona janë prindër edhe të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar Amelia.

Komento: