Albatriti e Egzona janë dy fytyrat më të njohura në shoWbizin kosovar.
Dyshja shpeshherë ndajnë momente të ndryshme për ndjekësit e tyre nga jeta e përditshme, shkruan “Kosovarja”.
Shumicën e rasteve publikojnë imazhe duke u shfaqur së bashku.
Në këtë mbrëmje është vajza e tyre e madhe e cila po shoqërohet së bashku me prindërit duke i bërë të lumtur.
Në një story që ka publikuar Egzona shihet që Amelia është ajo që po e lumturon jetën e çiftit.
Ndryshe, ata janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë.