Albatriti uron me këto pamje të mrekullueshme Vitin e Ri, Egzona fsheh barkun e shtatzënisë me këtë fustan

10:55 | 31 Dhjetor 2018

Egzona Muqiqi tani është një personazh shumë i njohur për publikun.

Ajo mori famën më të madhe pas lidhjes e më vonë edhe martesa me këngëtarin e njohur Albatrit Muqiqin.

Viti 2018 ishte një vit i suksesshëm për të gjithë këngëtarët. Përveç që na sollën projekte të bukura e ishin mjaft të angazhuar, ata ndanë momente të veçanta nga jeta e tyre private.

Padyshim që edhe Albatrit Muqiqi pati një vit të suksesshëm. E qershia mbi torte ishte lajmi për shtatëzaninë e gruas së tij, Egzonës, lajm i cili bëri bujë në mediat rozë. Shtatzënia e Egzonës ishte befasi për publikun pasi që ajo nuk e zbuloi atë, deri kur barku i saj ishte i dukshëm.

E për këtë gjë, artisti në një intervistë për rtv21.tv tha se “Thjesht e kemi pas dëshirë vet ne të jetë sa ma private.”, shkruan rtv21.

Po ashtu po spekulohet në media se çifti po pret binjak.

Këtë gjë Albatriti as nuk e pohoi dhe as nuk mohoi duke thënë se po e lë surprizë. Me rastin e festës së Vitit të Ri, Albatrit Muqiqi publikoi një fotogorafi nga fotosesioni përrallor me bashkëshorten dhe vajzën e tyre, Amelian. Kësaj fotografie i bashkangjiti edhe një urim të veçantë.

“Gëzuar vitin e ri 2019 nga unë dhe familja ime, dhashte zoti qe ta keni shendetin,harmonin dhe gëzimin në familjet tuaja”, shkroi Muqiqi.

Komento: