
Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar vendimin e autoriteteve komunale në Mitrovicën e Veriut për të nisur procedurat e daljes nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një çështje procedurale, por për një akt politik të qëllimshëm.
Sipas Rexhajt, ky vendim sfidon parimin e bashkëjetesës institucionale dhe normalizon ndarjen, ndërsa mosreagimi i institucioneve ndërkombëtare krijon një standard të dyfishtë. Ai paralajmëron se tolerimi i një veprimi të tillë mund të ketë pasoja afatgjata për stabilitetin dhe integrimin multietnik të Kosovës.