Albert Krasniqi i drejtohet Osmanit që të merren veprimet për shpalljen e zgjedhjeve në veri

20:12 | 10 Nëntor 2022

Krasniqi i drejtohet Osmanit që të merren veprimet për shpalljen e zgjedhjeve në veri.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes një letre i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të merren të gjitha veprimet për shpalljen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Sipas letrës që ka siguruar Klan Kosova, mandati i kryetarit të Mitrovicës Veriore Milan Radojeviq, Zubin Potokut, Srdan Vuloviq, Leposaviqit, Zoran Todiq dhe kryetarja e Zveçanit, Dragisha Miloviq, ka përfunduar në momentin e dorëheqjes.

Kujtojmë se katër kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje si shenjë revolte për tu larguar nga institucionet e Kosovës pas veprimeve të qeverisë në lidhje me masat për targat.

Komento: