Albin Kurti, apo Joe Bajden do vendosin për “fleksibilitetin dhe kompromisin”, me Serbinë?

21:19 | 22 April 2021

Shkruan: Fadil Maloku

1. Fjalët (“fleksibilitet dhe kompromis”)të Presidentit amerikan Joe Bajden, në letrën dërguar Presidentes Vjosa Osmani, anipse, janë përtej eufemizmave diplomatik në fakt dergojnë një mesazh të qartë, por, jo edhe të cilësuara si tē ashpëra e qortuese, madje jo të edhe të një imperativi të vrazhd kategorik!

Mirëpo, mesazhet në fjalë nëse i adresohemi metodës së analizës së përmbajtjes, midis tjerash, na sygjerojnë dhe prejudikojnë edhe kēto preferenca…,se; Ju si Kosovë, si qeveri duhet të jeni elastik e fleksibil, nē rast se e dëshironi shpejt njohjen e Serbisë…!
Këto dy fjalë mund të interpretohen padyshim edhe si rekomandim e sygjerim miqësor, që i bie përafērsisht se; …ne (si sponsor i Juaj) po kërkojmē dhe po insistojmē në njē fleksibilitet tē ri (edhe shkaku i qëndrimit të njohir të qe eriaë Kurti II) dhe shumē mē elastik.

Ndērkaq, Juve si Kosovë (lexo; qeveri) u takon shkalla e aplikativitetit të “kompromisit”! Kështu që për mendimin tim fjalet “fleksibilitet dhe kompromis”, janë më së paku eufemizëm diplomatik, e më së shumti guide sqaruese se çfarë duhet të bëjë Kosova. Tani, shkaktar i këtyre dy fjalëve interesante në letrën e Presidentit amerikan, janē pasojë e mosintegrimit të serbëve loka, që është duke i manipuluar e mashtruar (përmes Lista “Srpska”) Presidenti aktual serb Aleksander Vuçiq. Por, ku duhet kërkuar arsyet e sidomos shkaqet e mosintegrimit të serbëve, e në ndërkohë edhe të abstenimit të serbëve nga (absurdi) “shoqëria multietnike kosovate”?

Përgjigjet ad hoc duhet kërkuar mu te kompromisi që i bëri Kosova Serbisë, me Projektin ahtisarian. Mirëpo, arsyet e vërteta pragmatike e praktike duhet kërkuar në disa rrafshe, të cilat kalimthi do të mund t’i identifikonim vetēm me logjikën rregulloreve dhe dekreteve që deri më sot nuk e kishin fuqinë e ligjit për ta inicuar frymën integruese në praktikë; a/ Nivelin e rrafshit të mungesës së (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisë së detajizuara) interesimit jo edhe aq të theksuar të politikes dhe institucioneve kosovare për ta bërë atë me sinqeritet më të madh; b/ Nivelin e rrafshit të manipulimit sistematik të qeverisë së Beogradit me serbët lokal, vetëm e vetëm që të shantazhohet ideja e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës.

Shkak dhe mision ky që e ka trashëgua Lista “Srpska” sot. c/ Nivelin e rrafshit të vonesës së qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar (në këtë rast Brukselit, jo edhe aq të Uashingtonit), i cili me shumë është i interesuar që me “pazarin” e integrimit të serbëve kosovar, të loz “lojën” e integrimit të Serbisë në BE-ne. Që është absurd në vete, kur dihet që e njejta aleancë, Serbinë ne vitin 1999 e kishte bombarduar, ndërkaq, tani pas dy dekadave t’i bëjë ofertë (para Kosovës?!) integruese?!

2. Çështja e mbrojtjes së minoriteteve me fuqinë e ligjit, është një kërkesë e arsyeshme dhe e rekomandueshme, që ndërlidhet edhe me standardet ndërkombëtare, mirëpo kur ajo fillon të ngrihet në nivelin e sistemit të privilegjeve (çfarë në të vërtetë është rregulluar edhe me Kushtetutë), atëherë ajo dinë të bëhet edhe pengesë serioze për rregullimin e raporteve tjera shoqërore. Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele nga më të ndryshme që gjenden në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por, qē për mbrojtjen e pakicave me së largu kan shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për këto grupime etnonacionale. Në Dokumentin e OSBES, në Kopenhagë të mbajtur më 29 qershor të vitit 1990 , psh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas për sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhësore, dhe fetare për pakicat kombëtare“.

Në të vërtetë, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve, apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janë në pyetje grupimet etnike të dala nga dy perandorit e fundit në Evropë (asaj jugosllave dhe asaj sovjetike) tregon se tani për tani ende nuk ekziston ndonjë formulë magjike e cila do të mund t’i rregullonte këto raporte të ndjeshme mes komuniteteve të ndryshme etnike, në jetën reale. Sot p.sh. jo shumë rrallë rekomandohet që për integrimet lokale e rajonale të grupimeve etnonacionale, të merret modeli i ashtuquajtur i “intervenimit ekonomik”. Model ky që është dëshmuar se ka një përmbajtje shumë joshëse dhe integruese.

Por, që në rastin e Kosoves, është shkuar me ate të diskriminimit (une e kam identifikuar, si: superdiskriminim!) pozitiv. Që për imperativ nuk përmban perceptimin integrues, por, atë të krijimit të dispozitave; morale, demografike, e ligjore për një lloj autonomia (në fazen embrionale) territoriale e personale, pra, të shkëputjes nga Kosova, dhe të bashkëngjitjes me Serbinë.

3. Meqë, na është imponuar modeli (Ahtisarian) de facto i autonomisë territoriale (për serbet lokal), do theksuar që ky model në pamje të parë është aq i sofistikuar për ta bërë integrimin e grupimeve pakicë në sistemin e organizimit tonë shoqëror, sa që lë përshtypje që tani ai pas gati dy dekadash tentativash për t’u implementuar, është tepër vonë të ndalet si i tillë. Në rastin e Kosovës, ai ka mund të kontestohet nga të gjitha këndvështrimet e mundshme (juridike, sociale, demografike, e historike), mirëpo, shkaku i servilitetit të tejskajshëm nga ana e ca politikanëve jovizionar dhe të zhveshur nga interesat kombëtare e shtetërore, ka mbetur kështu pezull.

Kontestimi anipse i vonshëm, që tani mund t’i bëhet është se; kompaktësia demografike e gjeografike, vështirë që mund të kontestohet dhe parirohet me mekanizma tjerë juridik, ekonomik. Sot serbët kosovar, vazhdojnë tē mbesin jasht ndikimit moral, ligjor, social, kulturor, ekonomik, ama jo edhe ndikimi politik! Ata politikën si formë e superstrukturës ideore, janë duke e maksimalizuar ekskluzivisht në favor të dy opsioneve që tashmë janë në qarkullim: Asociacionit (Zajednica-ku Thaçi dhe Mustafa tashmë i kanë vë firmat e tyre/2013-2015) dhe copëtimit (me poashtu protagonizmin e trios; Thaçi&Rama&Vuçiq) të Kosovës.

Komento: