Albin Kurti deklarohet pas takimit me Osmanin: Të shtyhen zgjedhjet, të respektohet vlerësimi i IKShPK-së

18:43 | 13 Shtator 2021

Kurti pas takimit me Osmanin: Të shtyhen zgjedhjet, të respektohet vlerësimi i IKShPK-së.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas takimit që patën me presidenten , Vjosa Osmani si lider të partive në vend.

Kurti tha se si Vetëvendosje janë pro shtyrjes së mbajtjes së zgjedhjeve lokale, sipas tij për shkak të situatës pandemike.

“Presidentja Osmani nga të gjitha subjektet politike që morën pjesë u paraqitën qëndrime të veçanta unë si kryetar i VV-së qëndrimin tonë që është për respektimin e vlerësimit të ISHPK-së

I nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej natyrisht në mesin e tyre edhe drejtori Naser Ramadani, që është për shtyrjen e zgjedhjeve. Shtyrja e zgjedhjeve i kushton më së shumti subjektit tonë. Nga 2017 janë mbajtur dy palë zgjedhje nacionale, në 2019 kemi dal të parët, në 2021 kemi kaluar 50% por duke pas parasysh se kemi një përmirësim të situatës me pandeminë në mënyrë që ky përmirësim të mos ndalet e të mos kemi një valë të re për shkak se versioni Delta është eksploziv në muajt nëntor dhe dhjetor në jemi për shtyrje të zgjedhjeve.Ne nuk imponojmë qëndrimin tonë, cilido vendim që merret do të respektojmë atë.Por jemi të brengosur meqenëse nuk krahasohen zgjedhjet lokale me ato nacionale dhe nuk votohet vetëm një herë, por do të kemi edhe balotazh duke pas parasysh këto elemente dhe gjendjen shëndetësore në vend është më e drejtë dhe më e duhur dhe më e mençur të respektohet me konsensus vlerësimi i profesionistëve të IKSHP-së, por duket se ky nuk do të jetë rasti”, tha Kurti, shkruan lajmi net.

Tutje kryeministri tha se sido që të jetë si Qeveri janë në ballë të kësaj beteje, siç është pandemia COVID-19.

“Shpreha si kryetar i VV-së qëndrimin tonë, por duhet të prisni përfundimin e mbledhjes që të dini qëndrimin e fundit.Duhet të shkojë në kryeministri meqë kam një delegacion nga Austria. Secili mendon se e ka mirë, secili e ka thënë qëndrimin e vet edhe nga opozita.Është duke u përmirësuar gjendja, qëndrimi ynë është që të mos ndalet përmirësimi dhe të mos kemi një valë në nëntor dhe në dhjetor, në anën tjetër kemi vlerësimin e IKSHPK-së për shtyrje. Sido që të vendoset ne do ta pranojmë”, shtoi ai.

Komento: