Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përulen para varrit të Ibrahim Rugovës

09:25 | 17 Shkurt 2021

U.d e presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Osmani dhe Kurti kanë shkuar në nderime tek varri i Rugovës në 13-vjetorin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Gjatë ditës së sotme, Osmani dhe Kurti do të jenë bashkë edhe në disa aktivitete të tjera për nder të kësaj dite.

Komento: