Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq përgatiten në Mynih për takimin në Bruksel

00:14 | 19 Shkurt 2023

Kurti e Vuçiq përgatiten në Mynih për takimin në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të shtunën në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynihm zhvilloi një takim me Kancelarin Gjermane, Olaf Scholz.

Temë diskutimi ishte përballjen e ardhshëm mes palës kosovare e serbe, anash nuk u la as propozimi për marrëveshje mes shteteve.

“U fol edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel, si dhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve, të pranuar tashmë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara”, deklaruan nga qeveria.
Takim parapërgaditor për dialog pati edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vec ky nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, pranoi edhe qortime, ndonëse jo për Kosovën por për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Dy liderët, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u thirrën për takim më 27 shkurt në Bruksel.

Komento: