Albin Kurti e shkarkon Fadil Kodrën

20:09 | 19 Tetor 2022

Brenda 24 orëve, Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Fadil Kodra, është suspenduar e shkarkuar nga kjo pozitë. Vendimin për suspendim e ka marrë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, më 13 tetor 2022.

Një ditë më pas, Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta shkarkojë Kodrën. Kjo s’është hera e parë që pushteti merret me Fadil Kodrën. Ai ishte shkarkuar edhe në muajin korrik nga Sveçla, por që vendimi ishte rrëzuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Avokati i Kodrës i ka konsideruar vendimet e Kurtit dhe Sveçlës, si hakmarrje politike. Gazeta Online Reporteri .net ka siguruar të dy vendimet, që mund t’i gjeni më poshtë.

Për herë të dytë brenda rreth tre muajve, Fadil Kodra është shkarkuar nga pozitat që mbante në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave.

Më 13 tetor, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që ta suspendojë Kodrën, për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Komento: