Albin Kurti ‘godet’ Kadri Veselin: Nuk e ka hallin e Tribunalit, por të Gjykatës Speciale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Albin Kurti ‘godet’ Kadri Veselin: Nuk e ka hallin e Tribunalit, por të Gjykatës Speciale

13:27 | 20 Maj 2019

Albin Kurti ‘godet’ Kadri Veselin, duke i thënë se nuk e ka hallin e Tribunalit, ai po orvatet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kërkesa për Tribunal Ndërkombëtar është dorëzim para kri mit të Serbisë.

Sipas tij, Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit, por t’i kundërvihet Gjykatës Speciale.

Kurti në një postim në Facebook ka thënë se i pari i Kuvendit kërkoi Tribunal Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke dëshmuar që dikush tjetër na u dashka të merret me gjenocidin e Serbisë dhe jo vetë Kosova si shtet, duke theksuar që paraprakisht ai kishte deklaruar se kri minelët serbë do t’i tërheq zvarrë.

Ai thotë se, kërkesa për Tribunal Ndërkombëtar është dorëzim para kri mit të Serbisë, është heqje dorë nga e drejta dhe detyra e shtetit të Kosovës, për të sjellë drejtësi për viktimat tona të luftës.

“Kjo kërkesë vetëm sa amniston prokurorët e Kosovës që paguhen nga buxheti i shtetit e të cilët sa i përket kri meve të luftës, në rastin më të mirë, ishin pasivë”, ka shkruar ai.

Kurti thotë se Veseli, nuk e ka hallin e Tribunalit që mungon por të atij Special që është tepricë.

“Pra, nuk e ka qëllimin për të sjellë drejtësi për viktimat tona dhe dënim për kri minelët serbë (sepse i pati 20 vjet për këtë punë teksa kishte në pronësi thasë me informacion që pohonte se ShIK-u ka arritur t’ia marrë Serbisë). Jo, ai po orvatet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale të cilën vetë këta e sollën më 3 gusht 2015, me trysni të paparë mbi deputetët e tyre”, ka shkruar ai.

“Në vend që sot të marrë përgjegjësi e të jap dorëheqje, ai ia hodhi krejt fajin deputetes së vet Flora Brovina, pasi që i dështoi orkestrimi i sulmit mbi deputeten tonë Saranda Bogujevci. A është e mundur që ky ende nuk po e kupton që s’i beson më kush”, ka shkruar tutje Kurti.

Komento: