Albin Kurti i bëri ofertë, Isa Mustafa bën këtë veprim

17:00 | 30 August 2019

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shumë takimesh të pa frytshme me Isa Mustafën për koalicion parazgjedhor, ka vendosur që të dalë hapur me ofertën e tij për LDK’në.

Kurti i ka bërë ofertë partisë së Mustafës që të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme me një listë të përbashkët zgjedhore në të cilën Vjosa Osmani do t’i printe listës, ndërkohë numri dy do t’i takojë LVV’së. Ndërsa kandidati që do të merrte më shumë vota, do të merrte më pas kryeministrin.

Kjo ofertë ka bërë që Isa Mustafa të thërret në një takim Lutfi Hazirin si përgjegjës për çështjet që kanë të bjënë me zgjedhjet dhe kandidaten e partisë së tij për kryeminsitre, Vjosa Osmanin.

Takimi ka nisur para pak minutash.Këtë e kan konfirmuar për Express burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Komento: