Albin Kurti i fton zyrtarisht në takim Hoxhajn, Abdixhikun e Haradinajn

18:28 | 20 Maj 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë të tre liderëve opozitarë të partive parlamentare në Kosovë për t’u takuar javën e ardhshme.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga qeveria.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend: z. Enver Hoxhaj (PDK), z. Lumir Abdixhiku (LDK), dhe z. Ramush Haradinaj (AAK)”, thuhet në njoftim.

Takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë”, thuhet në njoftim.

Komento: