Albin Kurti i kërkon Prokurorisë së Shtetit të intervistojë Thaçin

15:07 | 22 Maj 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka vizituar sot burgun e Dubravës, më ç’rast ka bërë homazhe tek pllaka përkujtimore për martirët e v’rarë.

Me këtë rast ai i ka komentuar edhe deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ku ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka sajuar kërcënimin kinse është bërë nga Garda Vullnetare Shqiptare.

Sipas Kurtit, nëse Thaçi është i sigurt se VV e ka sajuar një kërcënim të tillë, atëherë ai duhet të intervistohet nga prokurori i shtetit.

“Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet t’iu ndihmojë institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje”.

“Këto janë deklarata të pamatura dhe të bazuara të presidentit të frustruar dhe në panik. Meqenëse është i pakënaqur që është nga ulësja e tij. Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar”.

“Është evidente që qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë më shumë kanë opozitarizëm nga presidenti sesa nga opozita. Meqenëse se dëshiron të bëj opozitarizimin le të kalojë në opozitë. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”.

Kryeministri në detyrë po ashtu ka theksuar se nuk i druhet vendimit të Kushtetueses, por sipas tij, këtë drojë e ka vet Presidenti i cili në çdo mënyrë po tregon që ka frikë se do ta humbasë rastin.

Komento: