
Albin Kurti është prekur nga vdekja e policit gjatë aksionit në Prizren.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka reaguar në lidhje me incidentin në Zhur të Prizrenit, ku gjatë detyrës, vdiq pjeëstari i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi dhe u plagosën dy të tjerë.
Kurti ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit, derisa dy policëve të tjerë u ka uruar shërim të shpejtë.
Ky është postimi i plotë:
Në orët e vona të mbrëmjes na erdh një lajm i keq.
Polici Sami Thaçi paska vdekur në krye të detyrës, gjatë një operacioni kundër narkotikëve në Zhur të Prizrenit.
Ngushëlloj familjen e tij dhe Policinë e Kosovës.
Shpresoj që të plagosurit të jenë jashtë rrezikut dhe të bëhen mirë sa më shpejt.
Që të luftohet me sukses krimi në vend duhet trimëria e sakrifica e policëve, por duhet edhe një qeveri ndryshe, që mbështet policinë e ligjin.