Albin Kurti i shoqëruar nga Bekim Jashari bëjnë homazhe në Prekaz

13:01 | 04 Shkurt 2020

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, menjëherë pas mbledhjes ceremoniale të Qeverisë së udhëhequr nga ai, ka shkuar për homazhe tek Kompleksi Memorial ‘’Adem Jashari’’ në Prekaz.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Kurti bëri homazhe te të rënët e familjes Jashari, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Kujtojmë që Albin Kurti sot zyrtarisht pranoi detyrën e tij si kryeministër i vendit, të dorëzuar nga ish-zv.kryeministri i parë, Behgjet Pacolli.

Komento: