
Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë duke mbajtur takim sot në Kuvendin e Kosovës.
E para nisjes së takimit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur shkurtimisht para mediave.
Kurti ka deklaruar se marrëveshja për koalicion është shumë afër.
“Shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes që edhe ashtu është shumë afër”, ka thënë shkur Kurti.
Kujtojmë që në mbrëmje përfundon afati 48 orësh i dhënë nga presidenti Hashim Thaçi për emrin e mandatarit për krjimin e Qeverisë së re. /ORAinfo/