Albin Kurti këtë javë shkon në Austri

13:26 | 09 January 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Vjenën të enjten, është bërë e ditur nga kryeqyteti austriak.

Zyra e kancelarit federal austriak, Karl Nehammer, ka konfirmuar vizitën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti për këtë javë.

Kryeministri Kurti, do të mirëpritet nga Kancelari Federal, Nehammer me nderime ushtarake. Pas një takimi të përbashkët pune, është planifikuar një konferencë për media, shkruan RTK.

Ndryshe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Vjenë të enjten, do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do ta flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian’.

Ndryshe kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.

Kosova dhe Austria kanë bashkëpunim të mirë në shumë fusha.

Komento: