Kurti për Bllazheviq: Si fëmijë e mbaj mend qysh e pat bërë KF Prishtinën aq të famshme.
Qiro Bllazheviq po kujtohet nga shumë figura të shquara të dikurshme të futbollit dhe jo vetëm.
Është kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili ka reaguar pas vdekjes së Bllazheviq.
Ai e kujtoi kohën kur Bllazheviq kishte ardhur në Prishtinë si trajner.
“Si fëmijë, e mbaj mend qysh e pat bërë KF Prishtina aq të famshme. E pat sjellë në Prishtinë këngëtaren e njohur kroate, Tereza Kesovija. Para fillimit të një ndeshjeje të ligës elitare të vitit 1985 në Prishtinë, ajo doli në mes të fushës pranë kapitenit të atëhershëm Fadil Vokrri, për ta nisur ndeshjen formalisht, derisa të gjithë shikuesit në tribina mbanin shalla të bardhë, sepse kështu bënte vetë Mirosllav Qiro Bllazheviq.Në kujtesën e atyre që e kanë përcjellë futbollin e asaj kohe, Bllazheviq ka bërë vend si një trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën. Dhe i tillë do të mbetet përherë!”, shkroi ndër tjera Kurti.