Albin Kurti: Lirimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia është i patolerueshëm

21:26 | 14 Nëntor 2023
albin-kurti:-lirimi-i-milan-radoiciqit-nga-serbia-eshte-i-patolerueshem

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, i cili akuzoi Beogradin për mbështetje të atij grupi.

Ai thotë që lirimi i Radoiçiqit nga autoritetet serbe, është i patolerueshëm.

“Ndërkaq, në anën tjetër, kemi ri-eskalim për të cilin të gjithë faktorët ndërkombëtarë po pajtohen se jo vetëm që Kosova nuk ka faj, por faji është tek Beogradi, i cili ka mbështetur logjistikisht, financiarisht, ushtarakisht edhe me armatim edhe me trajnime luftarake, grupin terrorist të Milan Radojiçiqit, i cili ishte vetëm disa orë në burg ose stacion të policisë para se të lirohej dhe sot të jetë sikur çdo qytetar tjetër i Serbisë, që është e patolerueshme për neve, e besoj që të jetë edhe për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi ai.

 

Komento: