Albin Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë

17:59 | 29 January 2023

Kurti merr pjesë në ditën e dytë të punëtorisë së VV-së në Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka vazhduar edhe dita e dytë e punëtorisë, ku të pranishëm përveç kryetarit të Qendrës në Prishtinë, Arben Vitia, i pranishëm ishte dhe kryetari i kësaj partie Albin Kurti.

Sipas njoftimit, Vizioni qeverisës; Qyteti për publiken; Qytetari në qendër; Urbanizmi progresiv; – ishin tema ku u fokusuan ku u fokusuan brenda dy ditëve.

“Kanë vazhduar punimet në ditën e dytë të punëtorisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë. Gjatë ditës së sotme, përveç Kryetarit të Qendrës, Arben Vitia, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe Sekretari Organizativ, Alim Rama”, thuhet në njoftim.

“Vizioni qeverisës; Qyteti për publiken; Qytetari në qendër; Urbanizmi progresiv; – ishin tema ku u fokusuan diskutimet tona dy ditore. Viti që shkoi i dha Prishtinës një opozitë të re. Formë e re e opozitës”.

“Krahas kësaj, në këtë vit do t’i shtojmë aktivitetet tona sepse nevojat po shtohen. Me zgjedhjet e reja në Organizatën tonë ne kemi krijuar struktura të reja të cilat do të jenë afër qytetarëve”.

Komento: