Albin Kurti mirëpritet nga kryetari Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

18:56 | 17 Dhjetor 2025
Albin Kurti mirëpritet nga kryetari Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Komunën e Obiliqit, ku u mirëprit nga kryetari i ri i kësaj Komune, Halil Thaçi dhe kabineti i tij. 

Kryeministri Kurti i uroi marrjen zyrtare të detyrës pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale me 9 nëntor të këtij viti dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në realizimin e projekteve me interes për banorët e Komunës së Obiliq.

Gjatë takimit, kryetari Halil Thaçi e falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën dhe e njoftoi me veprimet e para të ndërmarra si kryetar, me planin e tij të punës për muajt në vijim dhe projektet me prioritet për qeverisjen e tij.

Komento: