Albin Kurti: Në këtë ditë zie na ndriçohen zemrat me fitoren e Nora Gjakovës

13:38 | 26 Korrik 2021

Kryeministri i vendit, ALbin Kurti e ka uruar xhudisten Nora Gjakova për medaljen e artë që e fitoi sot në Lojërat Olimpike.

Kurti përmes një publikimi në Twitter ka thënë se në këtë ditë zie, kur po kujtohen jetët e humbura nga aksidenti tragjik në Kroaci, shqiptarët i janë gëzuar suksesit të Nora Gjakovës në olimpiadën Tokyo 2020.

Fitoren e Nora Gjakovës e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani dhe shumë fytyra publike tjera në vend.

Komento: