Kurti s’ka shpërblim për Dimal Bashën, nuk i bën vend në “udhëheqësi” të VV’së.
Për shefin e tij Albin Kurtin bërtiste edhe korridoreve të Parlamentit, por ”sakrifica“ nuk iu ka shpërblyer Dimal Bashës.
Basha nuk figuron në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Me një entuziazëm të lartë ai e mbronte Kurtin dhe Vetëvendosje kudo, në Kuvend, televizione e statuse në Facebook.
Por, këto nuk e kanë bindur Kurtin që Basha të jetë në Këshillin e Përgjithshëm.
Shpesh deputeti Basha thoshte se ka edhe kolegë brenda partisë së tij që ”janë pasivë“, ndërkaq ai po lufton me krimin e organizuar.
Kjo“luftë e Bashës“, nuk është kurorëzuar me vlerësim nga lideri i Vetëvendosjes.
”Albin t’i palon 50 Rrahmana“, thoshte Basha teksa insistonte qe greva të ndërpritet, në linjën e qeverisë.