Albin Kurti paralajmëron natë kritike në rrugët e Kosovës, u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme

23:26 | 07 Janar 2026
Albin Kurti: Situata nga vërshimet nën kontroll, institucionet në terren dhe në gatishmëri të plotë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar për një natë kritike sa i përket qarkullimit rrugor në vend, për shkak të rënies së theksuar të temperaturave dhe rrezikut nga ngrirja e rrugëve, shkruan Gazeta 10.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se temperaturat pritet të zbresin deri në –9 gradë Celsius, çka, sipas tij, rrit rrezikun për aksidente, pasi rrugët e lagura nga reshjet e shiut mund të ngrijnë.

Ai theksoi se të gjitha kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë të angazhuara në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve, shkruan Gazeta 10.

“Është i domosdoshëm zbatimi i ligjit për sezonin dimëror, përkatësisht pajisja e automjeteve me goma dimërore dhe zinxhirë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë u bëri thirrje qytetarëve që gjatë natës të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa ata që janë të detyruar të qarkullojnë, të vozisin me kujdes të shtuar dhe t’i përshtaten kushteve atmosferike, shkruan Gazeta 10.

“Në po bëjmë maksimumin për t’ju dalë në ndihmë, andaj ju lutemi të kontribuoni në rritjen e sigurisë duke shmangur lëvizjet e panevojshme”, thuhet në apelin e tij./Gazeta 10

Postimi i plotë:

Komento: