Albin Kurti paralajmëron protestë para Prokurorisë, ja kur do të ndodh kjo

14:47 | 21 April 2019

Të premtën në ora 12:00, Kreu i VV-së ka paralajmëruar protestë para prokurorisë.

Ai ka thënë se Kryeprokurori i Shtetit po heshtë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Degjenerimi është bërë i papranueshëm e i padurueshëm”, ka thënë Kurti.

“Këtë protestë po e thërrasim si qytetarë të brengosur…. çlirimin nga Serbia duhet t’ia bashkëngjisim edhe çlirimin nga krimi dhe korrupsioni”, ka shtuar ai.

“Prokuroria e Shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës, as krimet e paqes. Kryeprokurori po u frikësohet Presidentit, Kryeministrit e Kryeparlamentarit”, ka thënë Kurti.

“Aleksander Lumezi i druhet secili pushtetar”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë Lumezi është i shantazhuar dhe frikacak.

“Me kësi lepurushash nuk bëhet shteti. Andaj, të premten, pesë minuta para orës 12, ju bëj thirrje gjithë qytetarëve të dalin para Prokurorisë së Shtetit”, ka thënë Kurti.

Protesta pritet të zhvillohet në Prishtinë në rrugën “Luan Haradinaj” ku ndodhet edhe objekti i Prokurorisë së Shtetit.

Komento: