“Albin Kurti po mendon që është i zbrituri nga qielli, nuk e durojmë ashtu”

21:28 | 30 Janar 2020

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka qenë i ashpër me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin.

Hyseni në Rubikon thotë se Kurti po mendon se është i zbrituri nga qielli, por nuk mund të jetë i tillë.

‘’Kurti po mendon se është i zbrituri nga qielli. Me 12.8 për qind të votave, mendon që të bëjë gjithcka. E them si kritikë qëllimmirë. Nuk duron një ambient i tillë politik një sjellje të tillë. Nuk mund të sillet si o tillë, por ndoshta ka filluar të besojë se mund të jetë si i tillë’’, ka thënë Hyseni.

Hyseni thotë se VV nuk do koalicion me LDK’në.

Komento: