“Albin Kurti po na përgatitë për zgjedhje”

18:20 | 11 October 2022

Fatmir Sheholli – Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, ka thënë se nuk është nevoja që të mbahen qytetarët në mjegull për iniciativën franko-gjermane.

Sheholli në Info10, ka thënë se Kryeministri Kurti duhet t’i përvishet punës

“Jam shumë më afër asaj që z.Kurti është duke na përgatitur të shkojmë në zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme, para se të ju thotë që është i gatshëm të hyjë në dialog me Serbinë dhe ta përfundojë këtë cështje”, ka thënë fillimisht ai.

Më tej, Sheholli ka thënë se sipas burimeve të tij, Kryeministri Kurti nuk është i interesuar ta finalizojë dialogun ashtu sic parashohin bashkësia ndërkombëtare.

Komento: