Albin Kurti po qëndron në Francë, nuk bëhet e ditur agjenda e tij

15:11 | 07 November 2019

Albin Kurit është duke qëndruar në Francë.

Në ditën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjendet për vizitë jashtë vendet.

Klan Kosova mëson se ai është duke zhvilluar një vizitë në Francë, por që ende nuk agjenda apo motivi i shkuarjes së tij në këtë vend.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i VV-së për Informim, Arlind Manxhuka, i cili ka thënë se pas vizitës ky subjekt politik do të dalë me një komunikatë ku do të bëhen të ditura detajet e vizitës së Kurtit.

Kujtojmë se nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, LVV ka dalë subjekti më i votuar politik me 26,159 për-qind.

Të dyja partitë më të votuara, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se janë në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, për të filluar bisedimet për formimin e një koalicioni; ndërkohë që grupet punuese të të dyja subjekteve janë duke zhvilluar takime të shpeshta.

Komento: