Albin Kurti pranon zyrtarisht detyrën e kryeministrit nga Avdullah Hoti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Albin Kurti pranon zyrtarisht detyrën e kryeministrit nga Avdullah Hoti

10:19 | 23 Mars 2021

Albin Kurti edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryeministrit të ri.

Detyra atij i është dorëzuar në një ceremoni zyrtare nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Ceremonia e pranim-dorëzimit është zhvilluar me agjendë shtetërore, prani të gardës ceremoniale e intonim të himnit shtetëror.

Dy kundërshtarët politik, Hoti e Kurti janë parë teksa flasin diçka mes vete mirëpo se nuk janë dëgjuar fjalët që ata kanë thënë.

Kujtojmë se partia e Kurtit, Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit me mbi 50% të votave.

Së bashku me pakicat, ajo arriti të marrë 67 vota në Kuvendin e Kosovës për të miratuar qeverinë.

Qeveria e Albin Kurtit do të përbëhet nga 15 ministri.

Komento: