Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Vetëvendosje vazhdon me aderime të reja.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot, subjektit të tij politik, i është bashkuar Arben Gashi.
“Arbeni ishte ndër bankierët pionier në bankën e parë të pasluftës në vendin tonë. Në vijim ai angazhohet në fondin e parë për investime kapitale të bashkëfinancuar nga BERZh-i dhe Qeveria italiane “Kosovo Reconstruction Equity Fund”. Arben Gashi tash na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.”, ka shkruar Kurti.
Gashi nga viti 2004 deri në vitin 2016 është angazhuar si Këshilltar për Investime dhe më vonë si Bankier i Asociuar pranë BERZh’it në Londër.
“Ne jemi të vetëdijshëm që shumë shpejt do të menaxhojmë me resurset dhe punët e shtetit, prandaj dija dhe përvoja e Arbenit gjithsesi është e vlefshme. Me profesionistë të këtillë kompetentë jemi të bindur që jemi shumë më afër që Kosovën ta bëjmë një vend për të gjithë. Me punësimim pa të njohshëm, me orar pune pa shfrytëzim, me paga meritore, me çmime të përballueshme, me të drejta të respektueshme, me zyrtarë të përgjegjshëm”, ka shkruar tutje Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Studimet fillestare Arben Gashi i kreu në Suedi gjatë viteve të ’90-a. Në Kosovën e pasluftës, Arbeni ishte ndër bankierët pionier në bankën e parë të pasluftës në vendin tonë. Në vijim ai angazhohet në fondin e parë për investime kapitale të bashkëfinancuar nga BERZh-i dhe Qeveria italiane “Kosovo Reconstruction Equity Fund”. Arben Gashi tash na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Nga viti 2004 deri më 2016 ai u angazhua si Këshilltar për Investime dhe më vonë si Bankier i Asociuar pranë BERZh-it në Londër. Arbeni ishte promotor dhe përgjegjës për disa nga investimet kapitale më të mëdha në sektorin privat, me theks të veçantë në kompani kosovare, por edhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe në Stamboll. Që nga viti 2016 ai menaxhon një kompani për konsulencë financiare dhe menaxheriale në Prishtinë.
Arbeni është i certifikuar si Konsulent Menaxherial “CMC” nga Këshilli i Instituteve Internacionale për Konsulencë Menaxheriale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mban BSC në Inxhinieri Mekanike, BSC në Menaxhment dhe Informacion dhe është në përfundim të studimeve Master për administrim biznesi (MBA) pranë Universitetit Cumbria në Mbretërinë e Bashkuar.
Ne jemi të vetëdijshëm që shumë shpejt do të menaxhojmë me resurset dhe punët e shtetit, prandaj dija dhe përvoja e Arbenit gjithsesi është e vlefshme. Me profesionistë të këtillë kompetentë jemi të bindur që jemi shumë më afër që Kosovën ta bëjmë një vend për të gjithë. Me punësimim pa të njohshëm, me orar pune pa shfrytëzim, me paga meritore, me çmime të përballueshme, me të drejta të respektueshme, me zyrtarë të përgjegjshëm