Albin Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate e VV-së për deputete

20:15 | 10 Maj 2026
albin-kurti-prezanton-krenare-cerkinin-si-kandidate-e-vv-se-per-deputete

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka bërë të ditur se Krenare Çerkini nga Ferizaj i është bashkuar këtij subjekti politik dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet për legjislaturën e 11-të.

Sipas njoftimit, Çerkini përfaqëson një profil të ri në politikë, duke e kombinuar përgatitjen akademike me angazhimin në fushën e arsimit dhe pjesëmarrjen në iniciativa për të rinjtë. Ajo ka përfunduar dy studime bachelor dhe dy programe masteri me rezultate të larta, ndërsa aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoratës në Bruksel.

Në aspektin profesional, ajo ka përvojë si pedagoge universitare dhe ka qenë e angazhuar në projekte dhe iniciativa ndërkombëtare që lidhen me arsimin dhe politikat rinore.

Çerkini i bashkohet listës së kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Komento: