Albin Kurti respekton orarin e lëvizjes, furnizohet me prodhime vendore

12:58 | 10 Maj 2020

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përmes një postimi në Instagram ka treguar se këtë të diele e ka shfrytëzuar që të furnizohet me ushqime të ndryshme.

“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet”, ka shkruar Kurti.

Ja postimi i tij plotë:

Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30.

Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe.

Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet.

I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre.

Komento: