Shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sulmet që ndodhën gjatë kësaj jave në veri të vendit, janë kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojnë të vijnë nga Serbia.
“Sonte u desh të mblidhemi në këtë orë të vonë këtu në Kryeministri, për të informuar opinionin publik mbi sulmet e fundit të rënda, kriminale, terroriste e dashakeqe që po vijojnë të na vijnë, ne besojmë nga fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor” u shpreh Kurti.
Kryeministri i Republikës deklaroi se këta kriminelë e terroristë nuk do të na mposhtin neve kurrë, sepse fuqia e ligjit të drejtë në Republikën demokratike të Kosovës do ngadhënjejë sërish.
Në linkun e mëposhtëm mund ta lexoni të gjithë deklarimin e tij të konferencës urgjente, të cilën Kurti e thirri pak para mesnatës.
https://www.facebook.com/share/p/1F5nB2Kk4T/